Rekord i ri botëror nga Etiopia (FOTO)

Etiopia arriti brenda 12 orëve të mbjellë 353.633.660 drurë në kryeqytetin Addis Ababa, duke arritur rekord në pyllëzimin e sipërfaqeve në mbarë botën, njofton Portalb.mk.

Përkujtojmë se bimët përmes procesit të fotosintezës prodhojnë oksigjen, ndërsa e shpenzojnë dyoksidin e karbonit, që e llogaritim si ndotës të ajrit nëse është në sasi të lartë.

Pyllëzimi i tillë vjen si pjesë e fushatës “Grenn Legacy”, fushatë kundër ndryshimeve klimatike. Gjatë kësaj fushate, miliona qytetarë të Etiopisë të udhëhequr nga kryeministri i vendit Abiy Ahmed, për 6 orë arritën të mbjellin 150 milionë drurë.

Rekordin deri më tani e mbante India, ku në vitin 2016 brenda ditës ishin mbjellë 50 milion pemë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button