Maqedoni, shënohet dita më e nxehtë për këtë periudhë të vitit

Maqedonia e Veriut sot është përfshirë nga temperatura tejet të larta. Shërbimet e Entit hidrometeorologjik njoftuan se temperaturat maksimale kanë arritur deri në 40 gradë celsius ndërsa gjatë natës priten reshje të shiut. Nga dita e nesërme e deri në përfundim të javës së ardhshme sinoptikanët parashikojnë ulje të temperaturave ditore, njofton Alsat M.

“Nga fundi i ditës do të thotë gjatë natës në pjesën veri – lindore të vendit do të ketë jostabilitet lokal me reshje të dendura dhe erë të fuqishme ndërsa gjatë ditës së nesërme do të ketë në më shumë vende vranësira gjatë ditës. Bubullima dhe shi do të ketë në pjesën veriore dhe lindore të vendit. Nesër do të ketë erë të fuqishme që do të mundësojnë rënie të temperaturave ditore. Nga e diela do ketë ulje të temperaturave në gjithë vendin edhe të dielën do ketë erë por me diell. Nga e hëna do ketë mot me diell por me rënie të temperaturave ditore – tha Kostadinka Arsovska, Enti Hidrometeorologjik.

Këtë ditë të nxehtë disa nga qytetarët kishin zgjedhur që ta kalojnë nën hijen e parkut të qytetit në Shkup, ndërsa disa të tjerë brenda shtëpive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button