Eliza Dushku bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e të birit

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, Peter Palandijan janë bekuar me ardhjen në jetë të një vogëlushi, shkruan Opinion.al.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram ku tregon bashkëshortin e saj dhe të birin, të cilin kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Philip. Bourne.

“A mund ta ndjesh dashurinë Philip ‘Bourne’. Faleminderit për të gjithë dashurinë”, ka shkruar Dushku në postimin e saj.

Fotoja është shoqëruar me qindra komente dhe në sy bie ai i bashkëshortit të aktores, i cili e falenderon atë për sjelljen në jetë të djalit të tyre.

“Nënë dhe grua perëndeshë, gjithmonë shoqja ime e ngushtë, faleminderit dashuria ime për djalin tonë të bukur”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button