Sead Koçan mbrëmë është dërguar në burgun e Idrizovës

Biznesmeni Sead Koçan është dërguar në burgun e Idrizovës mbrëmë, konfirmon Gjykata Penale, njofton 360 shkallë.

“Pasi u mor i gjithë dokumentacioni në lidhje me kërkesën e re për shtyrje për vuajtjen e dënimit me burg të një prej të pandehurve në çështjen Trust, gjykatësi sanksionues solli vendim për mospranim të kërkesës dhe urdhëroi që personi i dënuar të shoqërohet menjëherë në institucionin kompetent”, thuhet në një kumtesë nga gjykata.

Informacionin për 360 shkallë e konfirmuan edhe nga Ministria e Brendshme, anëtarët e së cilës ishin në njësinë e policisë “Alpha”, sonte e kanë arrestuar dhe transferuar biznesmenin e dënuar Sead Koçan në burgun e Idrizovës.

Koçan u dënua me 4 vjet dhe 8 muaj burg për falsifikim të 17 milion eurove në dokumentacionin e tenderit për kompaninë shtetërore ELEM (tani ESM).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button