Një 21-vjeçar nga Kosova është vrarë me plumba në Gjermani

Një 21-vjeçar nga Kosova është vrarë të enjtën mbrëma në Kassel të Gjermanisë, njofton Klan Kosova.

Sipas mediave gjermane autoritetet kanë arrestuar një 26-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen e kosovarit.

I dyshuari kryesor për vrasjen kishte ikur nga vendngjarja por me ndihmën e dëshmitarëve është bërë i ditur identiteti i tij e që më pas është arrestuar nga autoritete gjermane.

Njësia Speciale e kreu arrestimin e tij në shtëpinë e tij.

Bëhet e ditur identiteti i 21-vjeçarit.

“I dyshuari ende nuk e ka komentuar aktin e vrasjes.Viktima ka lindur edhe në Kassel, familja e tij është nga Kosova”.

Sipas policisë, shqiptari i vrarë dhe dorasi, shtetas gjerman, njiheshin mes vete, ndërkaq ende nuk dihen arsyet që kanë çuar 26-vjeçarin ta vret shqiptarin duke e goditur me pesë plumba në trup.

Mjekësia ligjore e ka kontrolluar zonën përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq është duke u hetuar edhe arsyeja që ka çuar deri tek kryerja e krimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button