Pendarovski – Borisov: Kryesimi me Procesin e Berlinit do ta fuqizojë rolin e Bullgarisë dhe RMV-së në çështjet rajonale

Në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov ka realizuar takim me presidentin Stevo Pendarovski, në të cilin kanë vlerësuar se kryesimi i përbashkët me Procesin e Berlinit, paraqet mundësi e shkëlqyer për fuqizim të rolit të të dyja shteteve në çështjet rajonale, përcjell Portalb.mk.

“Në takim janë shkëmbyer mendime për raportet bilaterale të përgjithshme ndërmjet dy shteteve, me çka u konstatua se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë të përkushtuara drejt fuqizimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe avansim të bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët. Kryesimi i përbashkët me Procesin e Berlinit, paraqet mundësi e shkëlqyer për fuqizim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe rol më të fuqishëm të të dyja shteteve në çështjet rajonale”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Presidentit.

Paraprakisht, Borisovi ka realizuar takim me kryeministrin Zoran Zaev e ndërkaq bashkë kanë vendosur kurora lulesh në Kishën “Shën Spas”.

Borisov - Zaev
Borisov – Zaev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button