Zaev – Borisov: Periudhën që vjen do të ketë zgjidhje për tunelin afër Gjueshevës në hekurudhën e Korridorit 8

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, e kanë shqyrtuar sot nivelin e zbatimit të projekteve në kuadër të Korridorit 8. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se qeveria jonë ka siguruar 580 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës për në Bullgari, duke theksuar se në periudhën në vijim, ministrat për transport dhe lidhje duhet të gjejnë zgjidhje për përfunduar ndërtimin e tunelit kufitar Gjueshevë për lidhje hekurudhore midis dy vendeve, njofton META, transmeton Portalb.mk.

“Tashmë kemi rënë dakord që në ditët e ardhshme të zhvillohet takim për të gjetur zgjidhje se si një tunel, të cilin bashkërisht e ndajmë në kufirin midis dy vendeve, të ndërtohet në mënyrë cilësore”, tha kryeministri Zaev.

Ndërtimi i tunelit, me vlerë prej më shumë se 70 milionë euro, tashmë ka filluar në anën bullgare të kufirit, ndërsa ne anën tonë ai do të përfshihet në fazën e tretë të ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari, në seksionin midis Kriva Pallankës dhe Deve Bairit. Kryeministri bullgar Bojko Borisov vuri në dukje se tuneli në anën bullgare të kufirit është pothuajse gati.

“Mundemi ta përshpejtojmë ende këtë proces dhe ju bëj thirrje të gjithëve që të përfshihemi dhe të mos humbni kohë”, deklaroi Borisov.

Kryeministri Borisov njoftoi se ministrat e transportit dhe lidhjeve të të dy vendeve do të inspektojnë tunelin afër Gjueshevës javën e ardhshme.

Në konferencën e përbashkët për shtyp u përmendën edhe projektet tjera të përbashkëta të infrastrukturës për ndëlidhje më mirë të dy vendeve, dukke e përfshirë ndërtimin e autostradës nga Kumanova në Deve Bair në Korridorin 8 dhe ndërtimin e vendkalimit kufitar Klepalo dhe dy vendkalimeve të tjera kufitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button