Konfederata e Sindikatave në RMV porositi: Të respektohen masat për mbrojtje të punëtorëve gjatë valës së nxehtë

Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) e Maqedonisë sot ka porositur që të respektohen masat dhe rekomandimet për mbrojtje të punëtorëve në kohën e valës së nxehtë, transmeton Portalb.mk.

Nga atje kanë kërkuar që punëtorët të ndërprenë aktivitetet në ambient të hapur gjatë periudhës prej orës 11:00 deri 17:00.

“Pas paralajmërimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, se priten ditë të nxehta me temperatura deri më 41 gradë, Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSL) porosit të respektohen masat dhe rekomandimet për mbrojtje të punëtorëve të cilët punojnë në ambiente të hapura, siç janë punonjësit ndërtimorë, bujqit, kopshtarët, punëtorët e trafikut, punëtorët që realizojnë punë terreni, shitësit në tregje të hapura, zjarrfikësit, policët, ushtarët, si dhe ata të cilët punojnë në vende të punës të që rrezikohen të ekspozohen në temperatura të larta, dhe në pajtim me Ligjin për siguri dhe shëndet në punë, të sigurohen edhe kushtet e përshtatshme të cilat nuk do ta rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. KSL-ja rekomandon t’i iket punës në ambiente të hapura gjatë periudhës prej orës 11:00 deri 17:00, reduktim të punës fizike të rëndë, pauza të shpeshta, dhe më shumë kujdes për punëtorët e moshuar, të sëmurit kronikë, shtatzënave dhe të tjerë”, thanë nga KSL-ja.

Nga atje gjithashtu kujtuan se firmat të cilat do të punojnë gjatë festës, t’u paguajnë punëtorëve mëditje për 50 për qind më të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button