Barnat dhe specialistët tani më afër pacientëve në RMV

Në seancën e 148-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Propozim-rregulloren për ndryshimin e Rregullores për rrjetin e institucioneve shëndetësore, njofton Portalb.mk.

Me ndryshimet e Rregullores do të mundësohet shtrirje e rrjetit të institucioneve shëndetësore në pjesën e barnatoreve dhe barnatoreve rurale. Kjo ndodh me heqjen e kufizimit për hapjen e barnatoreve dhe ordinancave të specializuara të cilat mund të lidhin marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSH).

Barnatoret të cilat nuk kishin marrëveshje me FSSH-në, prej tani do të kenë mundësi që të lidhin marrëveshje. Me këto ndryshime ilaçet në receta do të jenë më të kapshme për pacientët.

“Specialistët do të kenë mundësi që të hapin ordinancë të specializuar në vendin të cilin do ta zgjedhin ato vetë ose si ekip i ri në ordinancë që tashmë ekziston, me marrëveshje me FSSH-në. Përmes hapjes së ordinancave të specializuara, mjekët e rinj do t’i motivojmë që të qëndrojnë dhe të punojnë në shtetin tonë, ndërsa pacientët do të kenë mundësi më të madhe që të zgjedhin se në cilën ordinancë të specializuar dëshirojnë të shkojnë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button