Deskoska: Nuk ka arritur kërkesa për ekstradimin e Morinës

Renata Deskoska, Ministrja e drejtësisë në RMV ka informuar se akoma nuk ka ardhur kërkesa për ekstradimin e Tomorr Morinës, ish-ushtarit të UÇK-së i cili është ndaluar në Shkup, njofton Portalb.mk.

Deskoska sqaroi se kërkesa për ekstradimin e Morinës në Serbi duhet të vjen në Ministrinë e drejtësisë. Pastaj, kjo kërkesë do të shqyrtohet nga gjykatat e vendit, të cilat do të vendosin.

“Procedura shkon deri tek gjykatat përgjegjëse. Sipas Ligjit tonë, kërkesa për ekstradim duhet të arrijë deri tek Ministria e Drejtësisë. Më pas kërkesa dërgohet deri tek gjykatat që vendosin. Procedura e deri tanishme ishte që me kërkesë të Interpolit, MPB ndalon personin që ka dashur të kalojë kufirin më pas Gjykata vendos. Ne si Ministri deri më tani kemi pasur përgjegjësi që të informojnë ambasadat përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai është shtetas i Britanisë dhe i Kosovës, komfor këtyre procedurave kemi dërguar lajmërim deri tek ambasadat përkatëse në shtetin tonë. Deri dje nuk kemi marrë kërkesë për ekstradim. Nëse tashmë ka arritur kërkesa, ne e dërgojmë deri te Gjykata e cila do të vepron më tutje”, tha Deskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button