Vihet gurthemeli i Kullës së heroit kombëtar

Në Hogosht të Kamenicës është vënë gurthemeli i Kullës së Rexhep Malës.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili tha se Rexhep Mala ka kontribuuar për atdheun dhe kjo është mënyra më e mirë për të nderuar atë.

“Për mua është ditë e veçantë që bashkë me familjarët e veprimtarët po e vëmë gurthemelin e shtëpisë muze. Kjo ka qenë përpjekje e vazhdueshme e MKRS-së dhe tani po bëhet”.

Ai gjithashtu premtoi që do të ndërtohet edhe një shtëpi muze për Nuhi Berishën, i cili ishte bashkëkohës i Malës, transmeton Klan Kosova.

“Jam i lumtur që pas këtij monumenti do t’i vijë radha e shtëpisë muze të Nuhi Berishës që të ndërtojmë monumente të tilla për patriotët e viteve të 80-ta”.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se monumentet e tilla ndihmojnë që gjeneratat e reja të mësojnë më shumë për të historikun e lirisë së Kosovës.

“Sot bashkë bëmë përurimin e Kullës së Rexhep Malës dhe shpresoj të rregullohet sa më shpejt që të mbahet gjallë edhe te gjeneratat e reja që të mos ta harrojnë asnjëherë sakrificën”.

Deputeti i AAK-së Ahmet Isufi, tha se Rexhep Mala ishte nismëtar i luftës për liri dhe se për të ndihet krenar tërë Kosova është krenarë me të.

“Sot është ditë e veçantë sepse vihet gurthemeli i një monumenti historik të Rexhep Malës që ra bashkë me Nuhi Berishën. Tani po bëhet një monument që do jetë për vizitorët që të kujtohet historia. Këta persona ishin paralajmëruesit e luftës për liri, familja është e nderuar dhe krenare që dha birin e tyre dhe ne e tërë Kosova ndihemi krenarë për ta”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button