A do të mbahet testimi shtetëror, sipas Ligjit të ri për arsimin fillor

Nga 17 maji filloi përpilimin i propozim-ligjit të ri për arsimin fillor. Më 5 qershor është publikuar versioni final i propozim-ligjit të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ndërsa më 30 korrik me 58 vota “PËR” dhe 18 “PËRMBAJTUR” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua Ligji për arsimin fillor, njofton Portalb.mk.
Në Ligjin e ri për arsimin fillor, është i rregulluar edhe testimi shtetëror se si do të zhvillohet. Më saktë, neni 128 me 7 paragrafë sqaron testimin shtetëror.
Neni 128, paragrafi (1): “Arritja e standardeve gjatë edukimit dhe arsimit fillor kontrollohet me testimin shtetërore nga ana e Qendra e shtetërore e provimeve”.
Neni 128, paragrafi (2): “Nxënësi është i detyruar të marrë pjesë në testimin shtetëror”
Neni 128, paragrafi (3): “Drejtori është i detyruar të siguron kushte për testimin shtetëror dhe rregullshmërinë e testimit”.
Neni 128, paragrafi (4): “Rezultatet nga testimi shtetëror nuk ndikojnë në notat, në suksesin e përgjithshëm të nxënësit”.
Neni 128, paragrafi (5): “Periudhat, ciklet dhe sferat për testimin shtetëror i përcakton Ministri, me propozimin e Qendrës shtetërore të provimeve.
Neni 128, paragrafi (6): “Raportet nga testimi shtetëror publikohen në ueb faqen e Qendrës shtetërore të provimeve”.
Neni 128, paragrafi (7): “Me miratimin e ministrit, mund të realizohen edhe teste tjera për nxënësit”.
- LEXO: Kur i merren kompetencat në arsim komunës
- LEXO: Ndryshimet te klasat e ulëta
- LEXO: Numri i nxënësve nëpër klasa
- LEXO: Ligji për arsimin fillor: Patjetër duhet t’i kthejmë vlerat e humbura te nxënësit
- LEXO: Këto janë ndryshimet rrënjësore që u propozuan për arsimin fillor
- LEXO: ASH: Ligji i ri për arsimin fillor në RMV të tërhiqet, krijon segregacion gjuhësor dhe etnik
- LEXO: Parlamenti e votoi Ligjin për arsimin fillor