Gjermania i kërkoi falje Polonisë për krimet naziste

Gjermania i ka kërkuar falje Polonisë për krimet naziste të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton Anadolu Agency.

Duke marrë pjesë në shënimin e 75-vjetorit të Kryengritjes së Varshavës, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, pranoi përgjegjësinë morale të vendit të tij për mizoritë naziste, por përjashtoi mundësinë për çfarëdo kompensimi financiar.

Jam i turpëruar për atë se çfarë i është bërë vendit tuaj nga gjermanët dhe në emër të gjermanëve. Dhe jam i turpëruar që ky borxh është mbajtur sekret për kaq shumë kohë pas luftës“, tha ai.

Duke folur gjatë një konference të përbashkët për media me homologun e tij polak, Jacek Czaputowicz, në Muzeun e Kryengritjes në Varshavë, Maas gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për ndërtimin e një memoriali në Berlin për të nderuar viktimat polake.

Edhe pse Maas përjashtoi mundësinë për kompensim financiar, ministri i Jashtëm i Polonisë tha se një grup parlamentar po vlerëson kostot e dëmeve të qytetarëve polakë gjatë luftës.

‘Vlerësimi parlamentar do të jetë pjesë e diskutimeve të ardhshme”, tha ai.

Në përpjekje për të liruar qytetin, luftëtarët polakë organizuan kryengritje kundër okupimin nazist më 1 gusht të vitit 1944.

Rreth 18 mijë luftëtarë dhe 200 mijë civilë u vranë nga forcat naziste gjatë një lufte 63-ditore në Varshavë. Qindra mijëra të tjerë u depërtuan në kampe të përqendrimit.

Sipas një vlerësimi, 6 milionë qytetarë polakë humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button