Në fshatin Shipkovicë të Tetovës, ariu ushqehet me të vdekurit

Banorët e fshatit Shipkovicë të malësisë së Sharrit disa ditë me radhë zgjohen me trishtim, duke parë varre të zbuluara dhe kufoma të copëtuara nëpër to nga një arushë që gjatë natës, hap varret për tu ushqyer me kufomat, njofton Alsat M.

“Dy kufoma i ka nxjerr prej varri dhe nga gjunjët e poshtë i ka ngrënë,njërën e ka nxjerrë prej varri dhe e ka gjuajt anash po këmbët ia ka ngrënë. Ne e varrosëm një djalë të ri, por të nesërmen kur shkuam kufoma ishte jashtë këmbët nuk i kishte”, tha një banor i fshatit.

Për rastin në fjalë është njoftuar edhe Sektori i Punëve të brendshme të Tetovës, nga ku për Alsat, thonë se, është njoftuar ministria e Bujqësisë dhe pritet vendimi për masat e mëtejme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button