Kelly Craft u emërua ambasadore e SHBA-ve në OKB

Senati amerikan me 100 ulëse ka miratuar propozimin për të emëruar Kelly Craftin si ambasadore të re të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, njofton REL.

Craft është kthyer në donatoren e parë të madhe politike që ka zënë një post të lartë në OKB.

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kanada, Craft dhe burri i saj, Joe Craft, një miliarder, kanë financuar Partinë Republikane dhe presidentin amerikan, Donald Trump që ka emëruar atë.

Ajo po ashtu njihet edhe si aktiviste e Partisë Republikane nga Kentaki.

Emërimi saj është përcjellë me disa ankesa nga demokratët, pasi disa prej tyre e kanë konsideruar të papërvojë për atë pozitë.

Ajo do të zëvendësojë Nikki Haleyn, e cila ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në muajin dhjetor të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button