Tetovë: Komuna nuk i ka larguar veturat e vjetra, thotë që qytetarët t’i paraqesin me fotografi në facebook

Pas fushatës së filluar nga Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” për largimin e veturave të vjetra nga hapësirat publike një muaj më parë, Komuna e Tetovës tha se do të marrë masa, por të njëjtat vazhdojnë të jenë në të njëjtin vend. Nga Komuna këtë herë thonë se do paraqitet si temë në mbledhjen e ardhshme koordinative dhe se lusin qytetarët t’i paraqesin me fotografi këto automjete në faqen zyrtare të komunës në facebook, transmeton Portalb.mk.

Ndonëse pika e 15 e nenit 5 të Ligjit për veprimtari komunale obligon komunën që të largojë veturat e vjetra nga hapësirat publike, të njëjtat janë të shpërndara kudo nëpër qytetin e Tetovës. Disa prej tyre madje kanë ngecur mes drunjve që janë rritur me kohën. Shumica e veturave janë në pronësi të burgut apo gjyqit të Tetovës.

Nga Komuna thonë se nuk mundet vetëm komuna e vetme të ndërmerr këtë aksion, duhet njëherë të bëhet lajmërim sipas ligjit, që njerëzit të kenë mundësi të reagojnë. Më pastaj, thonë nga Komuna, SPB-Tetovë bashkë me NP “Parkingjet e Qytetit” duhet të siguron vetëm makinerinë përkatëse (merimangën) që bën lëvizjen e tyre.

Ndonëse edhe para një muaji u deklaruan njësoj, ata edhe këtë herë thonë se kjo çështje do të paraqitet si temë në mbledhjen e ardhshme koordinative dhe do të ndërmerret diçka.

“Në mbledhjen e ardhshme koordinative do të paraqitet si temë, që të formohet një grup pune. Lusim qytetarët që të dërgojnë veturat të cilat shqetësojnë në inbox të Komunës së Tetovës (faqja zyrtare)”, thonë nga Komuna.

Nga Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” edhe njëherë thonë se kanë përvojë negative, përsëri kërkojnë nga komuna të kryejë obligimet dhe të zbatojë ligjet.

LEXO: Lëvizja Nëna dhe Fëmija : Tetova, edhe deponi veturash, komuna të marrë masa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button