Edhe një aksident me autobusë në RMV, 1 viktimë dhe 19 udhëtarë u dërguan në spital

Dje është shënuar edhe një aksident me autobusë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), i cili ka ardhur pas përplasjes me një automjet të transportimit, vozitësi i të cilit ndërroi jetë në vendngjarje, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), vozitësi i autobusit ka marrë lëndime të lehta trupore e kurse 19 udhëtarë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles.

“Më 31.07.2019 rreth orës 19:55 në SPB Veles është denoncuar se në rrugën rajonale Veles – Shtip, te udhëkryqi në fshati Novosellë, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet autobusit të firmës “MAN” me targa të Kratovës, i vozitur nga M.K. (37) nga Kumanova dhe automjetit transportues të firmës “Folksvagen Krafter” me targa të Shkupit, i vozitur nga S.T. (30) nga Shkupi. Në fatkeqësi ka ndërruar jetë S.T., kurse M.K. ka marrë lëndime të lehta trupore. 19 udhëtarë të autobusit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Veles, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore, janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka realizuar prokurori publik dhe ekipi i SPB Veles. Me urdhërin e  prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB-ja.

Përndryshe, brenda katër muajve në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar një sërë aksidentesh dhe parregullsi të transportit me autobusë. Më drastiku ishte aksidenti në Llaskarcë ku ndërruan jetë 16 persona, ndërkaq pësoi me mbingarkesa të autobusëve dhe me djegien e një tjetri në Petrovac të Malit të Zi. Për këtë të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk japin informacione për shkaqet, e ndërkaq nga kompania transportuese shkurt kanë deklaruar se defekti ka qenë në pjesën e prapme të motorit.

“Në fakt ka ndodhur defekt, në pjesën e mbprapme të autobusit, te motori, me çka ka pas zjarr në atë pjesë, por sa i takon pjesës së brendshme ku ka ndodhur udhëtarët nuk ka pasur asnjë zjarr”, thanë nga kompania.

Nga ana tjetër, në Maqedoninë e Veriut ka 996 autobusë të transportit ndërkomunal dhe ndërkombëtar, e ndërkaq ka vetëm 15 inspektorë. Megjithëse numri i autobusëve brenda 10 vjetësh është rritur për 50 për qind, numri i udhëtarëve ka pësuar ulje.

Ndryshe, Gjykata Penale në Shkup sot ka njoftuar se, në tërësi e ka miratuar aktakuzën për aksidentin në Llaskarcë. Të akuzuar janë dy udhëheqësit e kompanisë transportuese, tre të punësuar në stacionin për kontroll teknik dhe vozitësi i autobusit.

Transporti ndërkomunal në RMV, katër propozime se si qytetarët të jenë më të sigurtë

Ekspertët dhe transportuesit kanë dhënë katër propozime se si të rritet siguria e udhëtarëve të transportit ndërkomunal:

  • verifikimi i rregullshmërisë së autobusëve të mos bëhet te stacioni i kontrollit teknik të rregullt (stacioni ku rregullisht i realizon kontrollet teknike autobusi në fjalë), por te oponenti i tij dhe
  • Ministria e Punëve të brendshme të hapë stacion të kontrollit teknik të vetin,
  • Patrulla policore vetë të verifikojë rregullshmërinë në vendngjarje – me matjen e sigurisë aktive dhe
  • Në rast të shkeljeve, gjobë të parashtrohet njëkohësisht për transportuesin dhe stacionin e kontrollit teknike, nëse pronarët janë të njëjtë.

LEXO: Problemet e transportit ndërurban në RMV nuk kanë të ndalur, autobusë të mbushur me qytetarë të pakënaqur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button