Pushteti dhe opozita edhe sot nuk u morën vesh për të ardhmen e PSP-së

Pa rezultat ka mbaruar takimi i sotëm i grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurori Publike, njofton Portalb.mk.

Pjesa më e madhe e diskutimeve kanë qenë akuza dhe hedhje faji për bllokimin e bisedimeve. VMRO-DPMNE ka akuzuar pushteti nuk dëshiron që të heqë dorë nga kontrolli ndaj Prokurorisë, ndërkaq ministrja Deskoska ka thënë se opozita ka kërkesa retrograde dhe staliniste.

Paraprakisht, kryeministri Zoran Zaev është shprehur optimist se gjatë kësaj periudhe, kur deputetët e Kuvendit janë në pushime, do të tejkalohen dallimet, dhe varianti i fundit i Ligjit të dorëzohet më 26 gusht.

“Derisa Kuvendi nuk punon, grupet e punës mund të vazhdojnë të punojnë, me çka më 26 gusht do ta propozojmë edhe variantin përfundimtar të zgjidhjes ligjore”, tha Zaevi dhe tha se vijat e kuqe nuk do shkelen. 

Ato janë:

  • garancia për të ardhmen e lëndëve,
  • garancia për të ardhmen e PSP-së dhe
  • strukturat e standardet ndërkombëtare të sistemit të prokurorive publike.

LEXO: Pushteti dhe opozita i kanë afruar qëndrimet për disa çështje për fatin e Prokurorisë Speciale

Ndryshe, në takimin e parë që u mbajt në Qeveri, grupet e punës kanë arritur pajtueshmëri për financim të Prokurorisë, por edhe përgjegjësia e prokurorëve.

“Këtu kemi afrim të qëndrimeve, në pjesën e rritjes së buxhetit që do ta kishte Prokuroria. Pra ta rrisim buxhetin e Prokurorisë, të jetë organ më i pavarur. Kemi biseduar edhe për gjetjen e modusit për përgjegjësi më të madhe te të punësuarit dhe te vetë prokurorët. Në këtë moment kemi afrim të qëndrimeve, mendoj se këtu mund të gjejmë zgjidhje të përbashkët për Ligjin”, tha zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski.

Ndryshe, edhe pse u paralajmërua se do të ndodh në fund të muajit korrik 2019, seanca plenare për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin parashihet PSP-ja do të kalojë në Prokurori Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë, është caktuar për më 27 gusht, pas pushimit vjetor të deputetëve. Ligji parasheh që hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore të ndodhin më së voni deri më 15 shtator 2019, pasi 7 ditë para të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare. Do të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërkaq janë të nevojshme 2/3 e votave të deputetëve, të cilat ende nuk janë siguruar.

Opozita maqedonase VMRO-DPMNE ka propozuar variant tjetër të Ligjit, partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim ka paralajmëruar propozimin edhe të dy ndryshimeve, e kurse partitë tjera problemin e kanë me shefen e PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë dhe ajo të mos jetë Villma Ruskovska, siç propozoi kryeministri Zoran Zaev. Për këtë, në Maqedoninë e Veriut gjatë javës së kaluar kanë realizuar takime eurokomesari për fqinjësi dhe zgjerim, Johanes Han dhe ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker të cilët në mesazhin kryesor të tyre, kishin miratimin e Ligjit për Prokurori Publike apo përcaktimin e ardhmërisë së PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button