Zaevi – Borisovi: Nëse s’ka zgjidhje për Goce Dellçevin, Bullgaria s’mendon ta kushtëzojë datën e RMV-së (FOTO+VIDEO)

Nëse deri në tetor, komisionet e përbashkëta për shqyrtim të çështjeve historike nuk gjejnë zgjidhje për figurën historike, Goce Dellçev, Bullgaria nuk mendon ta kushtëzojë marrjen e datës së Bashkimit Evropian (BE) nga Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV). Kështu u tha në konferencën e përbashkët për media të kryeministrave, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, që u mbajt sot në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Zoran Zaev
Zoran Zaev

Në fjalimin e tij, kryeministri Zaev ka njoftuar se sot kanë vendosur t’i inkurajojnë komisionet për të arritur zgjidhje edhe për çështjet tjera historike që vijojnë, siç është figura historike Goce Dellçev, i cili sipas tij “mund vetëm t’i bashkojë shtetet”.

“Sot kemi vendosur që t’i inkurajojmë të dy komisionet e të dy anëve, të vazhdojnë në zgjidhjen e çështjeve që vijojnë. Tashmë kemi zgjidhur katër personalitete historike, të cilat bashkërisht do t’i respektojmë. Gjithashtu shpresoj se do të gjendet zgjidhje edhe për personalitetin historik, Goce Dellçev. Goce Dellçev është personalitet dhe hero që i lidh dy kombet. Për këtë në Maqedoninë Veriut dhe në Bullgari do të vazhdojmë t’i japim respekt të madhit Dellçev. Nëpërmjet gjuhës së kuptimit reciprok, këtë e bëjmë bashkërisht, nëpërmjet miqve të afërt, të cilët ndajnë ndjenja, vlera dhe qëllime të ngjashme. Jam i bindur që Goce Dellçevi mund vetëm të na bashkojë”, tha Zaevi.

Se historia e bashkon RMV-në dhe Bullgarinë, deklaroi edhe kryeministri Borisov.

“Unë besoj se historianët do të gjejnë shpjegimin e drejtë të historisë e cila do të na bashkojë”, tha Borisov.

Bojko Borisov
Bojko Borisov

I pyetur se, nëse deri në tetor Komisioni nuk gjen zgjidhje për Goce Dellçevin, a do ta bllokojë Bullgaria marrjen e datës për nisjen e negociatave mes RMV-së dhe BE-së, Borisov u deklarua i prerës se, kjo çështje as nuk duhet t’i shkojë ndërmend.

“As nuk do të doja të mendoja që është e mundshme të vijë deri te një çështje e tillë. Zorani është dëshmitar se unë çfarë kam bërë ndaj Gjermanisë që të merret data, dhe tash ne të vijmë në situatë që ta bllokojmë Maqedoninë e Veriut”, tha Borisov.
“Konsideroj se qartë dhashë përgjigje. Bulgaria nuk përzihet në çështjet e Maqedonisë”, tha
Borisovi.

Meqë në fjalimin e tij Borisovi e përdor termin “maqedonas-veriorë”, pas reagimit të disahershëm të gazetarëve, ai u sqarua se lëshimi ishte i paqëllimshëm, dhe kërkoi falje.

“Qytetarë të Maqedonisë së Veriut, më falni, por unë pa-dashje e thashë atë”, tha Borisovi.

Borisovi vjen në Shkup në vazhdën e shënimit të dyvjetorit të Marrëveshjes për fqinjësi dhe bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë. Do të realizojë takime bilaterale me përfaqësues të Qeverisë, me presidentin Stevo Pendarovski dhe do të realizojë vizita në kisha të Maqedonisë së Veriut.

U prit me ceremoni të lartë shtetërore.

Zaev - Borisov
Zaev – Borisov

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button