Zyrtarët amerikanë: Hamza Bin Laden është i vdekur

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë njoftuar për vdekjen e Hamzas, djalit të themeluesit të grupit militant, al-Kaida, Osama Bin Laden.

Detajet e vendit apo vdekjes së Hamza Bin Ladenit nuk janë bërë të qarta në raportimet e bazuara në burime anonime.

Në muajin shkurt, Qeveria amerikane pati ofruar 1 milion dollarë për ata që kanë informacione rreth vendit ku ndodhet ai, transmeton REL.

Hamza Bin Laden, që mendohet se është në 30-at e tij, ka nisur më parë disa mesazhe me zë dhe pamje duke bërë thirrje për sulme në Shtetet e Bashkuara dhe shtete tjera.

Raportimet për vdekjen e tij kanë nisur fillimisht në NBC dhe në të përditshmen, New York Times.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka refuzuar që të komentojë për këtë çështje, njëjtë sikur edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se bazuar në dokumentet e konfiskuara më 2011 në shtëpinë e babait të tij, Hamza Bin Laden është paraqitur si udhëheqës i Al-Kaidës.

Al-Kaida ka qenë grupi që ka kryer sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button