Policia tregoi se çka ka ndodhur dje me motorët në Tetovë dhe Gostivar

Zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, dje prej orës 17 deri në ora 23, morën një aksion për kontrollin e motoçikletave, njofton Portalb.mk.

Nga ky kontroll, policia hasi në 33 raste kundërvajtjeje, prej të cilëve 22 nga Tetova dhe 11 nga Gostivari.

Nga kontrollet e zhvilluara në atë periudhë, janë kapur dhjetë motoçiklistë që qarkullonin pa leje qarkullimi, në 13 raste nuk janë shfrytëzuar helmeta mbrojtëse, 4 motorë nuk kanë qenë të regjistruar aspak, ndërsa 4 tjerë me regjistrim të skaduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button