Gjallesat më vdekjeprurëse të detit (FOTO)

Zona të tëra bregdetare mburren me faunën e tyre, për të cilat tërheqin edhe shumë turistë të huaj në udhëtime turistike piktoreske.

Por, thellësia e detit ka nga të gjitha, botë shtazore të butë e të egër.
Le të shohim 10 ndër krijesat detare më vdekjeprurëse:

Peshkaqenët tigër vrasin më shumë njerëz sesa balenat e bardha. Ata hanë thuajse gjithçka.

Piranjat, një lloj peshku grabitqar i ujërave të freskëta që gjenden kryesisht në lumenjtë e Amerikës së Jugut. Ata pickojnë me një forcë të llahtarshme. Me një pickim mund të gëlltitet një gisht njeriu.

Një “stingray”, bishtat e të cilit janë të pajisur me thumba të ngjashëm me kafshimet e peshkaqenëve. Sa më shumë të ndihen të kërcënuar, aq më shumë të rrezikshëm bëhen.

Një kandil deti “box” që përmban mjaftueshëm lëndë toksike sa për të vrarë mbi 60 persona. Janë ndër më vdekjeprurësit.

Krokodilët kanë si armë të tyren fuqinë dhe forcën, janë të aftë të tërheqin nën ujë kafshë tepër të mëdha, e shpesh edhe njerëz.

Peshku i gurtë nuk sulmon, por nëse shkel mbi të, gjembat e shtyllës kurrizore të tij lëshojnë një helm që mund të shkaktojë paralizë të përkohshme, por edhe vdekje nëse nuk trajtohet.

Tentakulat e peshkut luan mund të shkaktojnë një lloj djegieje, që sjell për pasojë dhimbje koke, ethe, të vjella dhe çrregullime të frymëmarrjes.

Luanët e detit njihen për pickipin e njerëzve kur këta iu afrohen shumë pranë.

Gjarpri i detit është kryesisht i vetmuar dhe tenton të qëndrojë larg njerëzve apo peshqve të tjerë. Por edhe ata kanë një pickip tejet helmues.

Një “putterfish”, lloj i ujërave të ëmbla, që përmban “tetrodotoxin”, një lëndë toksike që prek neuronet, më i fortë sesa cianidi. Shefat japonezë të kuzhinës e përgatisin si një ndër superpjatat e menyve të tyre, por edhe sot e kësaj dite shënohen viktima në konsumatorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button