Gjermanët, mankthi i Ronaldos

Zero numri i golave të shënuar, ashtu si numri i fitoreve ndaj një skuadre të Bundesligës në tokë gjermane.

Një Ronaldo Blanco, si ngjyra e fanellës që mban, vetëm se këtë herë aspak e lavdishme, pasojë e një goli të munguar ndaj një rivali teuton.

Gjermanët nuk janë ndër “viktimat” e preferuara të portugezit, madje deri tani ka qënë ai që ka rënë viktimë e tyre. Sfida e fundit ishte ajo me Bajernin e Mynihut në gjysmëfinalen e Championsit.

Në Allianz Arena këmbët e portugezit u ngrutësuan, aq sa dhe tre rastet që ju paraqitën në rrjedhën e 90 minutave nuk e prishën dot mallkimin. Reali humbi 2-1 dhe Ronaldo sërish koleksionoi një tjetër humbje, ashtu sic kishte bërë tetë vjet më parë 234 kilometra nga Madridi, në “Gotlieb Daimler” përballë Shtutgartit me fanellën e Manchester United.

E vetmja herë ku Gjermania ka sjellë fat për CR7 është në 2006-tën, me të vetmin ndryshim se në fushë ai zbriste me fanellën e portugalisë, dhe kundërshtar nuk ishte gjermania, por Irani. Atëherë portugezi shënonte nga pika e bardhë. Tashmë fati I ka trokitur sërish në derë, dhe ku I dihet, njeriu që ka mundur të realizojë 55 gola në një sezon, mund tja dalë mbanë që të thyejë tabunë e tij për të mos qënë më një los blancos, sigurisht në shifra./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button