Thaçi vazhdoi konsultimet me përfaqësuesit e komunitetit RAE për zgjedhjet parlamentare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar të mërkurën konsultimet me përfaqësues të partive politike në Kosovë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, transmeton REL.

Ai është takuar me deputetët e Grupit Parlamentar 6+, Albert Kinollin, nga komuniteti rom, Danush Ademin, nga komuniteti ashkalinj dhe Veton Berishën nga komuniteti egjiptian.

Në një komunikatë për media është thënë se presidenti po shqyrton mundësi për “nxjerrjen e vendit nga kjo situatë e re politike”.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje më 19 korrik meqë është ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Të mërkurën, Thaçi është takuar edhe me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën është thënë të ketë diskutuar mundësinë e mbajtjes të zgjedhjeve të parakohshme.

Në një komunikatë për media është thënë se, Daka ka njoftuar presidentin, që KQZ-ja është e gatshme të organizojë zgjedhje në çdo kohë, derisa Thaçi ka konsideruar se është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button