Policia sot tregoi dënimet për përdoruesit e armëve dhe fishekzjarreve në dasma

Sektori për punë të brendshme në Tetovë përsëri apelon deri te qytetarët që të përmbahen nga të shtënat me armë dhe përdorimi i fishekzjarreve në dasma dhe organizimet tjera, njofton Portalb.mk.

Ky lajmërim i policisë vjen sot, një ditë pasi në një dasmë janë plagosur dy qytetarë nga përdorimi i armës në ahengun familjar.

Gjuajtja me armë, sipas nenit 31 të Ligjit për rend publik është e dënueshme nga 200 euro deri në 500 euro, të konvertuara në denarë.

Varësisht nga rrethanat dhe pasojat, gjuajtja mund të jetë edhe vepër penale si ‘shkaktar për rrezik të përgjithshëm” (neni 288 nga Kodi Penal), për të cilën parashikohet dënim me burg nga 1 vjet deri në 5 vjet, gjegjësisht 10 vjet.

Në lajmërimin e policisë, bëhet e ditur që qytetarët duhet të lajmërojnë paraprakisht përdorimin e fishekzjarreve në stacionet policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button