Kosnett: Qeveria e ardhshme në Kosovë duhet të nxisë konkurencën në sektorin privat

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se pavarësisht strukturës së re të qeverisë së ardhshme në Kosovë, ajo duhet të jetë e përkushtuar për të vepruar në mënyrë që të rritet fleksibiliteti dhe konkurueshmëria në sektorin privat, njofton REL.

Ai i ka bërë këto komente në mbrëmjen e së martës në një organizim të ndarjes së çmimeve për të shënuar partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Teksa ka përmendur disa biznese në Kosovë që kanë rezultuar të suksesshme sa i përket bashkëpunimit me biznese amerikane, ai ka përmendur edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë.

“Arritja e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse me Serbinë do të ishte transformuese për ekonominë e Kosovës dhe të gjitha bizneset, sepse do t’i lejonte Kosovës që plotësisht të përfitonte nga njëra prej përparësive më të rëndësishme krahasuese – qasja në tregun evropian”, ka deklaruar Kosnett.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se pavarësisht strukturës së re të qeverisë së ardhshme në Kosovë, ajo duhet të jetë e përkushtuar për të vepruar në mënyrë që të rritet fleksibiliteti dhe konkurueshmëria në sektorin privat.

Ai i ka bërë këto komente në mbrëmjen e së martës në një organizim të ndarjes së çmimeve për të shënuar partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Teksa ka përmendur disa biznese në Kosovë që kanë rezultuar të suksesshme sa i përket bashkëpunimit me biznese amerikane, ai ka përmendur edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë.

“Arritja e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse me Serbinë do të ishte transformuese për ekonominë e Kosovës dhe të gjitha bizneset, sepse do t’i lejonte Kosovës që plotësisht të përfitonte nga njëra prej përparësive më të rëndësishme krahasuese – qasja në tregun evropian”, ka deklaruar Kosnett.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button