Ndihma e Shpejtë, Filipçe: Nuk duam të shpejtojmë me studimin e fizibilitetit

Grupi prej ekspertëve do ta analizojë studimin e fizibilitetit për partneritetin publik-privat të Ndihmës së Shpejtë, kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në takimin joformal me gazetarët, transmeton Portalb.mk.

Ai ka bërë të ditur se ende nuk i di gjetjet e studimit dhe se nuk dëshiron të shpejtojë me studimin.

“Do të formojmë grup të punës i cili do ta analizojë studimin e fizibilitetit për partneritetin publik-privat për Ndihmën e Shpejtë. Nuk e di cilat janë gjetjet, por nuk duam të shpejtojmë. Që kur ta analizojmë ndër të tjerash edhe me ekspertët në Ndihmën e Shpejtë, do ta lëshojmë edhe në debat publik”, tha Filipçe.

Përndryshe, dy javë që studimi i fizibilitetit është gati. Ajo është realizuar me partneritet publik – privat, dhe sipas marrëveshjes fillestare ka kushtuar 600 mijë denarë. Janë nënshkruar edhe aneks marrëveshje, e kurse gjetjet ende nuk janë publikuar. Realizimi me partneritet publik – privat ka ngjallur reagime negative në publik dhe nga mjekë, se do të privatizohet ndihma e shpejtë dhe do të shkatërrohet mbrojtja shëndetësore. Njohësit e problemeve të shëndetësisë kanë rekomanduar privatizim në pjesën e servisimit të autoambulancave. Për ta fuqizuar shërbimin, Ministria bleu 12 autuambulanca të reja, paralajmëroi punësime dhe ndërkaq 8 furgonë i fitoi edhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, për të cilat ende nuk është bërë vlerësimi se sa do të kushtojë pajisimi – adaptimi. Filipçe ka paralajmëruar se ato do të përdoren për transport, e jo punë në terren.

Sipas ekspertit juridik të partneritetit publik-privat, Mirosllav Trajanovski, me partneritetin publik-privat shteti blen nga kompanitë private shërbimin ndaj qytetarëve.

“Në sistemin shëndetësor sektori privat është i pranishëm, varësisht shërbimeve që i jep shëndetësia. Shëndetësia primare është duke funksionuar me partneritet publik privat, edhe pse në gjuhë popullorçe iu themi koncesioner. Megjithatë ky është një shembull i parnteritet publik privat. Kemi mjekë amë, mjek të përgjithshëm të cilët janë pothuajse tërësisht privat. Këtu shtetit, nëpërmjet kapitacionit, pacientëve e blen atë shërbim që e japin ata. Kjo do të thotë se shteti është duke e blerë shërbimin”, tha Trajanovski.

Por ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e ka deklaruar të  tha të kundërtën: “Partneriteti publik-privat është ndarje e rrezikut dhe sigurim i financave nga partneri privat”.

Sipas tij, me këtë model të funksionimit të shërbimeve publike do të kemi në tavolinë edhe ujë, edhe gotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button