19 komuna kanë aplikuar për planin për ajër të pastër, pas kësaj do të përcaktohet për cilat projekte do të ndahen para

19 komuna nga vendi janë paraqitur deri tani për të marrë pjesë në realizimin e masave të paralajmëruara nga programi i titulluar Plan për ajër të pastër, informojnë nga Qeveria, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Tetë muaj pasi publikimit si një nga prioritetet strategjike të Qeverisë së Maqedonisë, Programi për reduktim të ndotjes së ajrit për vitin 2019 për zbatim të masave për reduktim të ndotjes së ajrit dhe reduktim të niveleve të larta të grimcave PM10 dhe grimcave PM2,5 duhet të realizohet me zëvendësim të pajisjes/sistemeve jo ekologjike për ngrohje të kopshteve për fëmijë, shkollat fillore dhe të mesme, objektet shëndetësore dhe objektet administrative.

Sipas informatave të përgatitura nga Qeveria, në thirrjet e publikuara kanë aplikuar komunat të cilat kanë nevojë për rritje të efikasitet energjetik të objekteve shoqërore, institucioneve, shkollave, spitaleve duke e bërë rikonstruktimin e kulmeve, izolimin e mureve të jashtme dhe të brendshme, zëvendësimin e dritareve dhe dyerve të jashtme dhe të brendshme si dhe ato që kanë nevojë për të ngritur sipërfaqe të gjelbra urbane si për shembull rregullim të sipërfaqes me bar, drunj hortikulturor me pemë dhe ose mure me gjelbërim në kopshtet për fëmijë, shkollat fillore dhe të mesme.

Për realizim të programit janë paraparë 64.000.000 denarë, me ç’rast,  mjetet që janë ndarë nëpërmjet komunave janë nga shuma maksimale 6.860.000 denarë deri në atë  minimale 312.000, për komunë. Kriteret, për përzgjedhjen e komunave që do t’i fitojnë mjetet, janë ndarë në ato ku ka monitorim të ndotjes së ajrit dhe në ato ku s’ka pika për matje.

Për Shkupin dhe qytetet ku matet ndotja e ajrit, në këto kritere bëjnë pjesë: numri i ditëve kur ka pasur tejkalim të niveleve të grimcave PM10 dhe PM2,5 mbi limitet e vlerave mesatare ditore për vitin 2018, lartësia e nivelit të koncentracionit mesatar vjetor për grimcat PM10 dhe PM2,5, numri i banorëve të ekspozuar në ndotje të ajrit përkatësisht numri i personave që i përdorin shërbimet e institucioneve si dhe kontroll i përpunuar hollësisht i kopshteve për fëmijë, shkollat fillore dhe të mesme, objektet shëndetësore dhe objektet administrative për teknologji për ngrohje. Për komunat, në anën tjetër, ku nuk matet ndotja e ajrit, kriteri kryesor për aplikim është numri i banorëve të ekspozuar në ndotje të ajrit përkatësisht numri i personave që i përdorin shërbimet e institucioneve.

Sipas informatave të fituara nga Qeveria, në këtë moment është duke u zbatuar kontrolli i objekteve të përzgjedhura, kontroll me përfaqësues të komunave dhe punonjës të Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, që do t’i organizojë edhe thirrjet për prokurim të pajisjeve, në bazë të nevojës së konstatuar për aparate për objektet e përzgjedhura publike.

Nga Qeveria lajmërojnë edhe se deri në fund të kësaj jave do të publikohen thirrjet për efikasitet energjetik edhe për rregullim të sipërfaqeve të gjelbra urbane, ndërsa deri në fund të gushtit thirrje për instalim të filtrave në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veçanërisht në ato me veprimtari druri.

“Jashtëzakonisht joserioze dhe e turpshme”, komentojnë nga “O2 Iniciativa” për mënyrën se si Qeveria e zbaton prioritetin e saj strategjik.

Për dy muaj sezoni i ngrohjes do të jetë fillojë dhe pasi kanë kaluar pothuaj nëntë muaj nga publikimi i Planit për ajër të pastër kaq vonë do të përcaktohet cilat objekte, cilat qytete do të fitojnë zëvendësim të mënyrës së ngrohjes, kaq vonë do të publikohen thirrje për efikasitet energjetik, sipërfaqe të gjelbra urbane dhe për instalim të filtrave për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, thotë Tatjana Çakullev nga “O2”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button