Rasti “Reket”: Telefonat e Janevës bosh, dyshime plot

Në telefonin e dytë të “humbur” të Janevës nuk është gjetur asgjë, ndërsa në të parin “asgjë të veçantë”. Hetimi do të vazhdojë në gjysmën e dytë të gushtit, kur prokurorët do të kthehen nga pushimet, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për DW konfirmoi që ekspertiza e celularit të dytë të prokurores speciale, Katica Janeva, ka përfunduar. Në të s’ka asgjë, përkatësisht, është formatuar plotësisht me Aj kloud (Icloud) të ri. Telefoni, për të cilin djali i Janevës ka pretenduar se e kishte humbur në Beograd, u zbulua para pak kohësh nga motra e të dashurës së tij. Më herët kishte përfunduar edhe ekzaminimi i telefonit i cili ishte konfiskuar nga Janeva menjëherë pasi njoftimit të çështjes “Reket”. Por, prokuroria thotë se edhe në atë telefon “nuk kishin gjetur asgjë të veçantë”, që do ishte me interes për hetimin në të cilin, deri më tani, janë të dyshuar dy persona. Sipas hetimit nga provat e siguruara deri më tani, nuk ka asnjë provë që mund të tregojë përfshirjen e Janevës në çështjen që janë duke e hetuar. Por, theksojnë se hetimi vetëm sa ka filluar dhe se do të vazhdojë me ritme të njëjta. Sidoqoftë, për shkak të pushimeve verore, hetimi do të presë që prokurorët të kthehen nga pushimi kolektiv i cili fillon nga 1 gusht, që do të thotë se hetimi do të vazhdojë në gjysmën e dytë të gushtit.

Të hetohet një OJQ

Ndërkohë shumë zhurmë bëri edhe informacioni që pushimin mjekësor prokurores Janeva ia kishte lëshuar drejtoresha e Spitalit psikiatrik në Negorci, i cili ishte bashkëshorte e një personi të punësuar në njësinë e pranimit të PSP-së.

Publiku s’ka durim dhe kërkon përgjigje të shpejta, kundrejt vlerësimit të kryetarit të Shoqatës së gjyqtarëve Xhemaili Saiti se “çështja ‘Reket’ po zhvillohet mjaft publikisht dhe disi në mënyrë folklorike”.

“Prokuroria e Ruskovskës po heshtë dhe nuk tregon nëse hetimin për oktapodin reketues – politik – të prokurorisë e ka zgjeruar edhe në të ashtuquajturën OJQ-ja të Bojan Jovanovskit me emrin ‘Lidhja Ndërkombëtare'”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski në pres-konferencën e djeshme.

VMRO-DPMNE kërkon më shumë përgjigje në çështjen Reket

Sipas partisë, fakti që kjo organizatë nuk është e përfshirë nga hetimi lë mundësinë që ajo të mbrojë zyrtarët e LSDM-së, të cilët janë pjesë e rrjetit të aktiviteteve të Jovanovskit. Stoillkovski pyeti nëse është shqyrtuar roli i ligjvënëses nga LSDM-ja, Frosina Remenski, e cila është kryetare nderi e asaj organizate.

“Prokuroria duhet të inspektojë në detaje dhe t’ia shpjegojë publikut qëllimin e bashkëpunimit RemenskiBoki 13. A ka pasur Frosina Remenski ndonjë lidhje, në çfarëdo mënyre, me pagesën e dyshimtë që e ka bërë një biznesmen nga Manastiri, për të cilin mediat kishin raportuar se me shumë prej 750.000 euro gjoja ka blerë idenë e ndërtimit të banesave?”, pyeti një zëdhënësi i VMRO-DPMNE. Ai gjithashtu kërkoi përgjigje plotësuese nga prokurorja Ruskovska.

“Përse, nëse Katica Janeva është përfshirë në ndonjë mënyrë në këtë skemë të Boki 13″, ajo ende nuk është arrestuar dhe i jepet hapësirë dhe po lejohet të ndikojë mbi dëshmitarë ose të fshijë provat ligjore?”, pyeti ai.

Hetimi – tregues për kapacitetin e vendit

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili dje së bashku me nënkryetarin Aleksandar Nikolloski në Budapest u takua me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në takim ka theksuar se perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë janë të rëndësishme për partinë, të cilat, siç ka thënë, janë rrezikuar ka Qeveria e papërgjegjshme e Zaevit. Në këtë kontekst, Mickoski ka shprehur shqetësim për krimet dhe skandalet e korrupsionit me të cilat përballet qeveria e kryeministrit Zaev, si dhe për mungesë të rezultateve përfundimtare ligjore ndaj aferave kriminale që e rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës.

Hetimi për çështjen “Reket” është duke u shikuar nga afër edhe nga diplomatët në vend, veçanërisht në kontekst të vendimit për datën e pritshme për fillim të negociatave me BE-në. Jo zyrtarisht, në qarqet diplomatike po mbizotëron qëndrimi se cilësia e hetimit për këtë rast do të jetë treguesi më i qartë nëse vendi është me të vërtetë i përgatitur për të luftuar krimin.

LEXO: “360 Shkallë”: Katica Janeva ka urdhëruar “fshirje forenzike”, demantuan nga PSP-ja
LEXO: Opozita dhe pushteti gjatë javës mund të takohen për Ligjin për prokurori, Zaevi refuzoi të komentojë “fshirjen forenzike” në PSP
LEXO: Janë “pastruar” disa kompjuterë në PSP, të tjerët tani-për-tani “shpëtuan”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button