Mickoski është takuar me Orbanin në Budapest, për Gruevskin asnjë fjalë

VMRO-DPMNE-ja opozitare, nëpërmjet kumtesës ka informuar se kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, bashkë me nënkryetarin Aleksandar Nikolloskin në Budapest janë takuar me kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Por, në kumtesën për opinion, e cila është publikuar në ueb-faqen e tyre, nuk ka detaje nëse Mickoski është takuar me ish kryetarin e partisë, Nikolla Gruevski, i cili momentalisht gjendet në Budapest, pasi që ka fituar azil nga autoritetet hungareze për t’i ikur mbajtjes së burgut në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

Në kumtesë thuhet se Mickoski dhe Orban kanë diskutuar për “gjendjen aktuale ekonomike dhe politike në vend”, por edhe për “çështjet e bashkëpunimit në nivel partiak” mes VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës Qytetare Hungareze – Fidesh, kryetar i së cilës është Orban. Të dy partitë janë anëtare të Partisë Popullore Evropiane, e cila në fund të nëntorit do të mbajë Kongres në Zagreb.

Orban - Mickoski
Orban – Mickoski

Mickoski, thuhet në kumtesë, ka theksuar se për VMRO-DPMNE-në, “janë të rëndësishme perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë, të cilat janë të rrezikuara nga papërgjegjësia e Zaevit”.

Ai ka shtuar se edhe përskaj “mungesës së reformave, dhe indikacioneve serioze për punë kriminale të Qeverisë, e cila duhet të shqyrtohet”, është e nevojshme që vendi duhet që të marrë datë për negociata.

Ashtu siç thonë nga partia opozitare, takimi është mbajtur “në nivel shtetëror dhe me pritje zyrtare”, në rezidencën e Orbanit, gjegjësisht në “Karmelita”, ku kryeministri hungarez realizon takime të rregullta, me kryeministra, presidentë dhe mysafirë tjerë të lartë.

Ndryshe, ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 13 nëntor të vitit 2019 u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari.
Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Maqedonia kërkoi ekstradim, por Hungaria nuk i është përgjigjur kërkesës. Në ndërkohë edhe Interpoli ka refuzuar të publikojë fletë-arrest ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button