61,2% e qytetarëve të RMV-së, nuk mund të shkojë në pushim njëjavor gjatë vitit

Sipas të dhënave të Eurostatit, 61,2% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk mund të shkojnë në një pushim njëjavor në ndonjë vendpushim gjatë vitit, për shkak të kushteve ekonomike, njofton Portalb.mk.

Megjithatë, numri i atyre që nuk mund të shkojnë në pushim ka pësuar rënie në krahasim me vitin 2010 prej kur po bëhet evidentimi statistikor për vendin, kur ajo përqindje ishte 74,2.

Në Bashkimin Evropian, në pushim njëjavor nuk mund të shkojnë 28,3% e qytetarëve nga shtetet ,anëtare të Unionet më të vjetra se 16 vjet.

Pushim vjetor nuk mund t’i lejojnë vetes 58,9% e rumunëve, 51,3% e kroatëve dhe 51% e grekëve. Në pushim vjetor nuk mund të shkojnë gjithashtu 10,9% e qytetarëve të Luksemburgut dhe 9,7% e qytetarëve të Suedisë.

Nga shtetet kandidate për anëtarësim në BE, në pushim vjetor njëjavor nuk mund të shkojnë 56,9% e serbëve dhe 60,8% e turqve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button