Fund i tensionuar i Shkëndijës gjatë eliminimit

Shkëndija nga Teova sot pati mundësinë e fundit për të vazhduar garat evropiane, njofton Portalb.mk. Këtë mundësi ekipi i Shkëndijës nuk arriti të shfrytëzon, pasi vetëm arriti të barazon me ekipin F91 Dudelange, 1-1.

No photo description available.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi mbrojtësi Delgado, duke shfrytëzuar një krosim të cilin me kokë e shndërroi në gol në minutën e 78-të, ndërsa për Shkëndijën shënoi Agim Ibrahimi përmes një gjuajtje të lirë në minutën 93-të.

Futbollistët e Shkëndijës patën mundësi për të shënuar. Dallohet rasti i minutës së 35-të, kur Delgado ishte afër shënimit të një autogoli me kokë, por portieri Kips me mundësit e fundit e shpëtoi një gol të sigurt.

Në fund të pjesës së parë 42’, sulmuesi mysafir Agim Ibraimi ishte i vetëm me portierin, por nuk arriti të gjen kuadratin e portës. Por, një minutë më pas futbollistët e Shkëndijës, më saktë Juan Felipe nuk arriti të shfrytëzojë daljen e gabuar të portierit mysafir.

Në minutën e 60-të, Agim Ibraimi ishte pran shfrytëzimit të një gabimi të mbrojtjes mysafire, por gjithçka mbaroi kur gjyqtari refuzoi kërkesën e futbollistëve të Shkëndijës për një penallti. Rast i ngjashëm, ishte në minutën e 68-të, kur futbollisti Morren preku topin me dorë brenda zonës së rreptësisë, por gjyqtari nuk dha penallti.

Por, Shkëndija skuqet në fund. Golashënuesi i vetëm i Shkëndijës në ndeshjet evropiane, Agim Ibraimi ndëshkohet me karton të kuq pasi sulmon gjyqtarin. Ibraimi u revoltua në momentin kur gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq Valmir Nafiun për shkak të ndërhyrjes së parregullt ndaj futboillistit kundërshtar gjatë një kundërsulmi të ekipit F19 Dudelange. Paraprakisht, në minutën e 85-të, Visar Musliu ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button