Ambasadori i Kosovës: Të lirohet Tomorr Morina

Gjergj Dedaj, Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka reaguar sot publikisht për rastin e ish-luftëtarit, Tomorr Morina, transmeton Portalb.mk.

Reagimi i Dedajt është reagimi i parë zyrtar i politikës së jashtme të Kosovës në lidhje me rastin në fjalë, duke përkujtuar se tashmë autoritetet serbe po kërkojnë ekstradimin e Morinës në Serbi.

Ky është reagimi i plotë i ambasadorit Dedaj:

Te lirohet Tomor Morina!

Ambasada e Kosoves ne Shkup, e angazhuar per lirimin e ish pjesetarit te UÇK-se, Tomor Morina, i arrestuar nga autoritetet e Maqedonise se Veriut, ne saje te flete arrestit te Serbise!

Ndonese gjindem ne pushim te rregullt vjetor, kam vendosur ta nderpreje pushimin, per te takuar autoritetet e Shkupit zyrtare, qe te lirohet Tomor Morina, i arrestuar padrejtesisht, ne saje te flete arrestit serb!
Diplomatet dhe koleget e Ambasades se Kosoves,ne Shkup, kane bere te gjitha perpjekjet dhe angazhimet qe z.Morina sa me pare te lirohet dhe te kthehet ne Kosove!

Përndryshe, Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup ka refuzuar kërkesa për lirimin e Morinës, ka bërë të ditur avokati Naser Raufi. Sipas tij, Gjykata ka refuzuar vendimin me arsyetimin se “bëhet fjalë për shtetas të huaj, i cili në rast të lirimit mund të arratiset”. Nga ana tjetër, ditë më parë kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se, në rastin e Morinës do të respektohet Ligji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button