Na thoni muajin e dasmës, t’ju tregojmë stilin e fustanit që ju përshtatet (FOTO)

Po, fustani i nusërisë është një blerje që të merr kohë dhe energji, por nëse ende nuk e dini nga t’ia nisni, mendoni rreth datës dhe zbuloni disa ide të reja… Çdo sezon ka një stil të caktuar dhe ju mund të gjeni fustanin ideal bazuar në muajin që keni përcaktuar ditën e dasmës. Nëse keni vendosur një përrallë dimërore, një stil nën gjethet e vjeshtës apo disa premtime të ëmbla pranverore, kjo mund të ndikojë patjetër zgjedhjen tuaj.

Janar
Nisni një kapitull të ri duke veshur një fustan të përbëre nga dantella franceze… Me detaje elegante, mëngë dhe dekolte transparente, ju do të jeni “mbretëresha e dëborës” dhe qëndra e vëmendjes në dasmën tuaj, transmeton Revista Class.

Shkurt
Nëse e keni vendosur datën e dasmës tuaj në muajin e dashurisë, nuk ka asgjë më romantike sesa një fustan të përbërë nga dy pjesë, një bust i qëndisur me kristale dhe një fund tyli, i butë dhe elegant.

Mars
Edhe nëse lulet e para të pranverës nuk kanë çelur, aplikat në formën e luleve janë ajo çfarë ju duhet në fustanin tuaj. I gjithi i qëndisur dhe me një prerje sirenë, ky do të jetë zgjedhja ideale e periudhës kur organizohet dasma juaj.

Prill
Thuajini mirupafshim reshjeve të muajit duke i thënë mirëdita, stilit chic të dantellës delikate. Silueta elegante përqafon trupin tuaj në mënyrën e duhur dhe pak ndriçim kristalesh i ndihmon format tuaja të duken më fine dhe sigurisht më të bukura.

Maj
Një fustan me aplika lulesh 3D? Kjo është përfundimisht ajo që ju duhet, perfekte për një shfaqje pranverore, Bishti i gjatë dhe dekolteja e hapur , ju ndihmon të dukeni bukur në një altar përgjatë bregut të detit, shoqëruar me një dekor romantik me lule.

Qershor
Qershori është muaji klasik i dasmave, që nga emri “Juno” që është perëndesha romake e martesës… Eleganca tradicionale e një fustani të fryrë e voluminoz dhe tyli që shkëlqen nga xixat do të jenë perfekte për t’u dukur një princeshë e vërtetë.

Korrik
Jemi në kulmin e verës dhe një fustan me disa shtresa tyli në hapje alpha është fantastik për këtë stinë. I kombinuar gjithashtu me një bust transparent të pasur me aplika të qëndisura dhe pa mëngë, ky tip fustani është stili që duhet të zgjidhni për dasmën tuaj.

Gusht
Qëndroni “cool” më një bust në formë zemre e me rripa të hollë… Tyli i pasur me qëndisje dhe hapja e lirshme në pjesën e poshtme do t’ju bëjë ta shijoni më shumë dasmën nëpërmjet kërcimeve dhe performancave interesante.

Shtator
Nëse keni zgjedhur muajin e fillimeve të rifreskuara, një fustan i pasur me detaje që shkëlqejnë është një zgjedhje e mirë. Dekolteja asimetrike që “zbulon” pa treguar asgjë është një dritë që do të shkëlqejë pistën e vallëzimit në ditën tuaj.

Tetor
Princesha e kohëve moderne! Pak nuancë e florinjtë me disa aplika në ngjyrë shampanjë dhe me bisht të gjatë është ideale për stinën e vjeshtës…

Nëntor
Dantella franceze delikate me pak qëndisje ju çon në një tjetër nivel shkëlqimi… Stili sirenë i shoqëruar me një dekolte fine në pjesën e sipërme do të ishte zgjedhja më e mirë për ju.

Dhjetor
Një dasmë në periudhën më të zënë të vitit është një emocion i veçantë për nuset e ardhshme. Bust i strukturuar, tekstil me temina dhe një bisht i gjatë do t’ju sigurojë një hyrje spektakolare në vendin e dasmës suaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button