Ademi: 6 milion e gjysmë fatura janë skanuara te “TVSH-ja ime”

Edmond Ademi, Ministri për diasporë sot në një market në Shkup promovoi fushatën “TVSH-ja ime”, transmeton Portalb.mk.

Ministria Ademi shprehet se çdo denar është i rëndësishëm për qytetarin, prandaj ky projekt ka suksese duke arritur për më pak se një muaj të skanohen mbi 6 milion fatura.

“Më gëzon fakti që çdo ditë shoh se numër i madh i qytetarëve kyçen në projekt, respektivisht i skanojnë faturat e veta fiskale. Numri prej 6 milion e gjysmë faturave të skanuara flet për suksesin e “TVSH-ja ime”, deklaroi Ademi.

Gjithashtu Ministri për diasporën tregoi se kjo fushatë vlen edhe për diasporën e cila viziton vendlindjen.

“Shfrytëzoj rastin të theksoj se këtë masë mund ta përdorin edhe bashkëatdhetarët tanë në diasporë, gjatë vizitës së tyre në vendlindje- Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për diasporën tonë vlejnë tekstualisht të gjitha kushtet sikur edhe për shtetasit që jetojnë në RMV”, tha Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button