Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani është emëruar drejtor në Hekurudhat e Maqedonisë – Transport

Në seancën e sotme Qeveria për drejtor të SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë – Transport ka emëruar zëdhënësin njëherësh edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Orhan Murtezanin.

Orhan Murtezani i njohur në opinion si zëdhënës për një kohë të gjatë është ndër themeluesit e Alternativës. Ka lindur në Saraj të Shkupit. Me profesion është ekonomist, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin ‘’Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, ndërsa studimet pasdiplomike i ka vijuar në Univesitetin ‘’Marmara’’ në Stamboll në drejtimin Menaxhim dhe Organizim. Gjithashtu e flet rrjedhshëm edhe gjuhën Angleze dhe Turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button