Opozita nuk heq dorë: Në zgjedhje me marrëveshje ose me protesta

Opozita vazhdon të kushtëzojë mbështetje e Ligjit për Prokurorinë publike me datë për zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Zaev thotë se zgjedhjet do të ishin të dëmshme për shtetin, njofton DW, transmeton Portalb.mk.

Edhe nëse grupet e punës të qeverisë dhe opozitës bien dakord rreth qëndrimeve për propozim ligjin për Prokurori publike, pa e përcaktuar datën për zgjedhje të parakohshme, opozita nuk do të votojë në parlament as për këtë propozim ligj e as për propozime të tjera legjislative, njoftoi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski.

Takimi i parë i përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës së VMRO-ДПМНЕ për ligjin për PP dje përfundoi me optimizëm fillestar se takimi ishte konstruktiv dhe se janë përafruar qëndrimet ndaj çështjeve në dy tema: financimi i Prokurorisë dhe përgjegjësia më e madhe e prokurorëve. Nëse harmonizimi për çështje të tjera vazhdon në të njëjtën atmosferë dhe konstruktivitet, atëherë ligji mund të miratohet deri në fund të gushtit, siç kishte parashikuar kryetari i parlamentit Talat Xhaferi. Afati i fundit, nga aspekti i proceseve integruese, është 15 shtatori. Vallë ai hap i fundit përpara datës së pritshme për negociatat me BE-në: do të bie përpara kërkesave të opozitës: s’ka ligj për PP-në pa datë për zgjedhje të parakohshme?

Sipas Nikolloskit, VMRO-DPMNE nuk do të heq dorë nga kjo kërkesë.

“Zaevi ka dy mënyra për t’u pajtuar me ne për zgjedhje të parakohshme: me të mirë, të ulemi dhe negociojmë, ose qytetarët t’i tregojnë atij se kur do të jenë përmes zgjedhjet protestave masive”, tha Nikolloski për TV Kanal 5.

Zaev: Ligji të mos kushtëzohet me zgjedhje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foto: Portalb.mk`
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foto: Portalb.mk

Kryeministri Zaev dje tha se miratimi i ligjit për Prokurorinë publike nuk duhet të kushtëzohet me zgjedhje të parakohshme.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhje (për ligjin e PP-së – v.j. ), nëse jemi përgjegjës ndaj shtetit. Dhe mendoj që një ligj të tillë nuk duhet ta kushtëzojmë me zgjedhje të parakohshme. Unë thashë, nuk jemi për zgjedhje të parakohshme. Është dëm për shtetin nëse ka zgjedhje të parakohshme”, deklaroi kryeministri, duke sqaruar se proces mund të shkatërrojë numrat aktual të rritjes ekonomike.

Ligji për Prokurorinë publike nuk duhet të kushtëzohet me zgjedhje të parakohshme, porositi kryeministri Zaev

Por partia opozitare dyshon në këto shifra, duke i kritikuar ato si të pamjaftueshme. Burime nga VMRO-DPMNE thonë se “në sfond po punohet intensivisht për të krijuar disponim për domosdoshmërinë e një verifikimi të ri zgjedhor të besimit të qytetarëve, për çka vetë qeveria po ndihmon në shumë mënyra”.

Për këtë qëllim, aktualisht janë duke u punuar tre nivele – përmirësim të marrëdhënieve me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, rivendosje të potencialit të prishur të koalicionit të partisë dhe komprometimi i politikave të qeverisë aktuale.

“Ka një përmirësim të ndjeshëm në marrëdhëniet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa po tregohet bashkëpunim dhe mirëkuptim i mesazheve që për opozitën vijnë nga qendrat e rëndësishme politike”, thanë këto burime.

Sipas tyre, lidhur me qëllimin e dytë, në sfond po ndërtohen marrëdhënie të forta të bashkëpunimit me një parti opozitare shqiptare, me të cilën për disa çështje dhe procedurat aktuale ka pasur koordinim të përditshëm. Nuk pranojnë që këtë ta bëjnë publike, me arsyetimin se ” në këtë fazë zbulimi i këtij bashkëpunimi në sfond mund të shkaktojë reagime në trupin elektoral e të dy palëve, kryesisht për shkak të një ngjarjeje para pak kohe”.

Depërtimi i të vërtetës opozitare

Sipas këtyre burimeve, aktivitetet më intensive janë të orientuara në demaskimin e veprimeve të qeverisë. Siç raportohet, partnerë të tyre në këtë proces janë qytetarët e pakënaqur, “fishkëllyes” anëtarë partiakë të punësuar në mandatin e VMRO-DPMNE-së të cilët kanë qasje te të dhënat dhe dokumentet, por edhe anëtarët e LSDM-së të cilët nuk i kanë marrë pozicionet që i kishin pritur. Ata nuk i komentojnë spekulimet se opozita ka “bomba” për qeverinë, me një përgjigje të shkurtër, “çdo të gjitha në kohën e duhur”, por pretendojnë se “disa nga skandalet për të cilat partia ka dijeni janë të shpërndara edhe “jashtë”.

Nikolloski dje tha se diplomatët nuk ishin informuar siç duhet, nga autoritetet, për situatën në vend, përkatësisht qeveria ka manipuluar për të fshehur situatën e vërtetë në Maqedoni.

“Mendoj se s’ka të bëjë me konstruktivitet, por ka të bëjë me mënyrën e sjelljes së qeverisë. Qeveria ka avantazhin që gjithmonë të komunikojë e para me diplomatët, dhe shpesh kur u dërgojnë mesazhe, diplomatët mendojnë se ato janë të vërteta dhe të sakta. Fatkeqësisht, diplomatët këtu nuk ishin informuar siç duhet për situatën në vend. Kur erdhën këtu ata panë përmes bisedave që i patëm tani puna është e qartë”, tha Nikolloski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button