Lëvizja BESA propozoi “veting”, për reforma në sistemin gjyqësor

Lëvizja BESA, propozon iniciativë për formimin e një Komisioni shtetëror për reforma në sistemin juridik qoftë nga Parlamenti apo kryetari i shtetit, njofton Portalb.mk.

“Në këtë komision të marrin pjese nga një përfaqësues ekspert të lëmisë në sferën juridike nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga një përfaqësues të partive politike parlamentare të dala nga zgjedhjet e fundit, si dhe ekspertë dhe OJQ me ekspertizë nga sfera e sistemit juridik. Ky Komision do ketë për detyrë të ofrojë zgjidhje profesionale dhe efikase për reformën përfundimtare, të vëzhguar nga SHBA dhe BE. Nga konkluzat e këtij komisioni duhet të rrjedhë edhe procesi i “VETTINGUT” në gjitha instancat sistemit juridik”, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Në procesin e “VETTING”-ut, Kasami tha se vlerësojnë se duhet aktivisht të jenë të kyçur përfaqësues të SHBA dhe BE dhe atë jo vetëm me rol si vëzhgues por edhe vendim marrës.

“Gjitha qeveritë që nga pavarësia e shtetit agjendë kryesore kanë pasur çështjen e reformave, mirëpo për fat të keq gjitha reformat kanë përfunduar me institucione edhe më shumë të partizuara dhe të korruptuara. Vlerësojmë se është momenti të ballafaqohemi me realitetin dhe ti kyçim përfaqësuesit e SHBA dhe BE në këtë proces dhe të sigurojmë zgjidhje afatgjatë duke dalë nga kjo krizë permanente dhe ky tranzicion, si dhe të hapërojmë drejt euro integrimeve duke implementuar vlerat dhe standardet evropiane në sistemin juridik në këtë shtet”, shtoi Kasami.

Ai gjithashtu theksoi se janë të bindur se iniciativa e tyre për një Komision për reformat në gjyqësor është më se i nevojshëm, dhe për momentin zgjidhja më e mirë për të arritur objektivin kryesor që është depolitizimi i sistemi juridik në përgjithësi, profesionalizimi dhe forcimi i shtetit të së drejtës dhe respektimi i ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë pavarësisht pozicioneve politike, përkatësisë partiake, etnik, fetare ose ndonjë grupit tjetër shoqëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button