Sofja: Kamçev nuk ka kërkuar mbrojtje nga Bullgaria

Autoritetet bullgare pohojnë se ata s’kanë qenë të informuar prej kolegëve nga Maqedonia për rastin e biznesmenit Jordan Kamçev, por edhe ai s’ka kërkuar ndihmë prej tyre. Sofja, vitin e kaluar, e propozoi Kamçevin për konsull nderi, shkruan DW, transmeton Portalb.mk.

Sofja zyrtare pohon se s’ka pas kontakt me biznesmenin Orce Kamçev, i cili është dëshmitar-viktimë në çështjen “Reket” që e hapi Prokuroria publike e Maqedonisë. Sipas informacionit te të cilat ka ardhur Dojçe Vele, Kamçevi i ka incizuar bisedat me dy të dyshuarit Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, të cilët e kanë shantazhuar atë në çështjen PSP-së Perandoria. Audio dhe video incizimet e bisedave, Kamçev pastaj ua ka dorëzuar autoriteteve bullgare si garanci nëse i ndodh diçka, ndërsa nga qeveria e atjeshme ka kërkuar dhe ka marrë mbrojtje.

Autoritetet bullgare refuzojnë të komentojnë informacionet e tilla, duke pretenduar zyrtarisht se ata s’kanë marrë asnjë kërkesë për mbrojtje nga Kamçevi, edhe pse ai është shtetas bullgar.

Sofja “pa koment”

Si përgjigje kërkesës nga Dojçe Vele, pres-qendra e Ministrisë së jashtme bullgare njoftojnë se “Orce Kamçev s’ka kërkuar ndihmë nga Ministria e jashtme bullgare”.

Sipas Prokurorisë publike speciale, Kamçev posedon pasaportë bullgare dhe shtetësi bullgare, si dhe një kompani në Bullgari. Këto informacione ishin shënuar në njërën nga kërkesat e PSP-së për të përcaktuar arrestuar për Kamçevin si të dyshuar në çështjen Perandoria.

Qeveria bullgare thotë se ata s’kanë qenë të informuar zyrtarisht nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut për ndjekjen penale dhe masat e ndërmarra kundër Kamçevit, dhe se për këtë kanë mësuar nga mediat.

“Z-ri Kamçev s’i ka dërguar kërkesë kryeministrit të Bullgarisë dhe autoriteteve bullgare për çfarëdo mbrojtje. Ky rast nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet e miqësisë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, kanë shtuar nga qeveria bullgare.

Agjencia bullgare e sigurisë kombëtare (ABSK) thotë se ata po e ndjekin rastin, por se përgjigja zyrtare është: “Pa koment”.

Konsulli i dënuar

Qeveria aktuale bullgare në vitin 2018 e propozoi Kamçevin për konsull nderi në Maqedoni. Propozimi erdhi vetëm disa muaj pasi dy kryeministrat, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev, e negociuan Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi që u nënshkrua në gusht 2017.

Në prill të vitit 2018 Shkupi zyrtar e refuzoi propozimin e Sofjes. Sikur Kamçevi të bëhej konsull nderi, ai do të fitonte imunitet funksional diplomatik, që do t’i mundësonte të mbrohej nga ndjekja penale në Maqedoni. Vetëm disa muaj më vonë, Prokuroria Speciale Publike hyri në kompanitë e Kamçevit në Maqedoni, dhe ai u bë i dyshuar në çështjen Perandoria.

Autoritetet bullgare kurrë nuk e kanë sqaruar se çfarë ishte ajo që i kishte bindur ta propozonin Kamçevin për konsull nderi në vendin fqinj pikërisht në atë kohë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri bullgar i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov para disa ditësh, në një intervistë për mediat vendase, pohoi se vendi i tij nuk ishte përfshirë në asnjë mënyrë në aferën “Reket“, megjithëse konfirmoi se në Sofja kjo çështje po ndiqet me kujdes.

“Unë nuk dua të hy në detaje, por them që Bullgaria nuk merr pjesë në atë problem të brendshëm politik të Maqedonisë. Nuk e di se ku është Kamçev tani”, tha Karakaçanov.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha në një intervistë për agjencinë bullgare Bgnes këto ditë, se ai kurrë s’kishte biseduar me homologun e tij bullgar Borisov për Kamçevin.

“Borisov nuk do ta lejonte një gjë të tillë sepse ai është kryeministër evropian i cili e respekton sundimin e ligjit”; tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button