Rama: Në tetor mund të ndodhë gjithçka

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk përjashton asnjë skenar për muajin tetor kur Këshilli Evropian do të marrë vendim për negociatat, shkruan KosovaPress.

Sipas kryeministrit, vendimi i tetorit nuk lidhet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por është vendim politik që lidhet me të ardhmen e Bashkimit Evropian.

“Gjithçka mund të ndodhë në tetor, unë nuk përjashtoj asgjë”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë dha një përgjigje edhe mbi disa raportime të mediave greke se Athina do të vendosë kusht ndaj Shqipërisë për negociatat, respektimin e të drejtave të minoritetit.

“Minoriteti grek është i parë si pjesë integrale e padyshimtë e bashkëjetesës tonë, edhe si pasuri, si urë lidhëse. Asnjëherë nuk ka pasur tendencë negative ndaj minoritetit grek”, tha Rama./

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button