Serbia i dërgoi kërkesë Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Tomor Morinës

Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka paraqitur kërkesën Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Tomor Morinës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu i është thënë Tanjugut në këtë ministri, transmeton Klan Kosova.

Morina u arrestua javën e kaluar nga policia maqedonase, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Interpoli me kërkesë të Serbisë.

Ndërkohë që dje, Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup, kishte  refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin nga paraburgimi të ish- pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

LEXO: Albin Kurti kërkoi lirimin e Tomorr Morinës – i arrestuar në RMV

Përndryshe, Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup ka refuzuar kërkesa për lirimin e Morinës, ka bërë të ditur avokati Naser Raufi. Sipas tij, Gjykata ka refuzuar vendimin me arsyetimin se “bëhet fjalë për shtetas të huaj, i cili në rast të lirimit mund të arratiset”.Nga ana tjetër, ditë më parë kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se, në rastin e Morinës do të respektohet Ligji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button