Negociatat, Han: BE-ja më shumë e favorizon Maqedoninë e Veriut se Shqipërinë

Nuk është fshehtësi se vendet anëtare të BE-së favorizojnë më shumë Maqedoninë e Veriut se sa Shqipërinë kur bëhet fjalë për dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim, thotë eurokomisari për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim në largim Johanes Han në një intervistë për “Standardin” austriak.

“Ende punojmë që të dyja vendet të fillojnë negociatat. Por, nuk është fshehtësi se disponimi mes vendeve anëtare të Maqedonisë së Veriut është thjeshtë më mirë. Të dyja vendet i përmbushën kriteret të cilat anëtaret e BE-së i kishin vendosur si kusht. Për këtë dhamë rekomandim për të dyja vendet. Por, Maqedonia e Veriut jo vetëm që i përmbushi reformat e kërkuara por edhe i arriti marrëveshjen historike të Prespës dhe Marrëveshjen për Miqësi me Bullgarinë. Në Shqipëri, për fat të keq, në plan të parë u paraqitën probleme: opozitën nuk e kanë në Parlament, Qeveria ka probleme që ta ruajë dialogun dhe është ngritur procedurë për shkarkimin e Presidentit”, thotë Han.

Sipas Hanit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vepruar në mënyrë shembullore dhe ka bërë përpjekje që ta përfshijë opozitën. Përkujton se ka realizuar takime me liderin e opozitës dhe se ka bërë thirrje deri ta ai që të vazhdojë të tregojë qëndrim konstruktiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button