Albin Kurti kërkoi lirimin e Tomorr Morinës – i arrestuar në RMV

Lideri i partisë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka kërkuar lirimin e ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomorr Morina i cili më 23 korrik 2019 u arrestua në Republikën Maqedonisë së Veriut për shkak të fletarrestit të Interpolit të Serbisë, transmeton Portalb.mk.

“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të ushtarit të UÇK-së dhe qytetarit të Republikës së Kosovës, Tomorr Morina. I bëjmë thirrje institucioneve tona diplomatike e qeveritare të ndjekin urgjentisht të gjitha procedurat në mënyrë që Tomorri sa më shpejt të lirohet”, tha Kurti nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Fejsbuk.

Ish pjesëtari i UÇK-së, Tomorr Morina i arrestuar në Maqedoninë e Veriut
Ish pjesëtari i UÇK-së, Tomorr Morina i arrestuar në Maqedoninë e Veriut

Në reagimin e tij, Kurti ndër të tjerash ka adresuar kritika nga pushtetarëve të Kosovës, për siç tha ai, sepse zgjedhin të reagojnë se ndaj cilit pjesëtar të UÇK-së do të reagojnë institucionalisht, e ndaj cilit jo, ndërkohë që kanë negociuar me Serbinë dhe kur nuk i kanë ngritur si çështje fletarrestet sistematike.

“Tomorri është ndër të shumtë ushtarë të UÇK-së të cilët janë arrestuar dhe disa edhe kanë mbajtur vite burg me fletarreste nga Serbia, e për shumë prej të cilëve qytetarët tanë kanë dëgjuar vetëm kur janë liruar nga burgu, ama pushtetarët ndërkohë kanë negociuar me Serbinë, pa e ngritur kurrë si kusht këtë çështje. Karshi fletarresteve sistematike të Serbisë kemi pasur gjithnjë reagime të improvizuara të shtetit të Kosovës. Teksa Serbia i kërkon të gjithë, si pjesëtarë të UÇK-së, institucionet tona reagojnë varësisht nga pozicioni i ushtarit. Për dikë bëhet zhurmë e madhe pse intervistohet diku, a për Tomorr Morinën ende s’ka reagim shtetëror, edhe pse ai është në paraprocedurë për ekstradim. Me trajtimin e diferencuar të ushtarëve, vetë Kosova e pasluftës nuk po e mbron UÇK-në”, tha më tej Kurti. 

Përndryshe, Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup ka refuzuar kërkesa për lirimin e Morinës, ka bërë të ditur avokati Naser Raufi. Sipas tij, Gjykata ka refuzuar vendimin me arsyetimin se “bëhet fjalë për shtetas të huaj, i cili në rast të lirimit mund të arratiset”. Nga ana tjetër, ditë më parë kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se, në rastin e Morinës do të respektohet Ligji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button