Seanca e fundit plenare, prej nesër deputetët e Kuvendit të RMV-së shkojnë në pushim veror

Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 109-të, e cila sipas agjendës kuvendore është seanca e fundit plenare para pushimit veror që do të zgjat deri më 27 gusht.

Në rend të ditës së seancës së sotme, mes tjerash, janë Propozimi i vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Përkrahja vendosëse” në Republikën Islamike Afganistan, Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për institucionet e arsimit të lartë për arsimim të kuadrove arsimore në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, në lexim të parë, si dhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, po ashtu në lexim të parë.

Në rend të ditës të kësaj seance kuvendore janë edhe Propozimi ligji i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tokë bujqësore, Propozimi ligji i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, si dhe propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion.

Deputetët në këtë seancë duhet t’i shqyrtojnë Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, Raportin vjetor për punë të NP Radio televizioni i Maqedonisë për vitin 2018, si dhe Raportin për realizimin e programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button