Kur i merren kompetencat në arsim komunës, sipas propozim-ligji të ri për arsimin fillor në RMV

Nga 17 maji filloi përpilimin i propozim-ligjit të ri për arsimin fillor. Më 5 qershor është publikuar versioni final i propozim ligjit të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH),  ndërsa më 24 korrik Kuvendi e kaloi leximin e parë të tij, njofton Portalb.mk.

Një nga problemet me të cilat haset shpeshherë arsimi në vendin tonë, janë kompetencat në arsim. Shpeshherë pushtetarët, për inate politike, kanë shfrytëzuar mundësit ligjore për të marrë kompetencat e arsimit komunës. Komuna e Gostivarit është një nga komunat që më së shumti është prekur nga ky problem në këtë mandat, pasi tri herë Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) i ka marrë kompetencat Komunës së Gostivarit.

Por, ligji i ri për arsim nuk ka ndryshuar në këtë pjesë, që do të thotë se mund të vazhdon problemi i njëjtë edhe për shumë kohë. Problemin e marrjes së kompetencave në propozimi-ligjin e ri për arsim e kemi te neni 162 me 4 paragrafë.

Neni 162, paragrafi (1): “Nëse, përkundër paralajmërimit dhe masave të marra dhe aktiviteteve, organet e komunës nuk e sigurojnë kryerjen e punëve që me ligj janë të përcaktuara si detyrim i tyre, dhe për kryerjen e të cilave përgjegjëse është komuna, bazuar në këtë ligj i merren kompetencat”.

Neni 162, paragrafi (2): “Ekzekutimin e kompetencave të marra e kryhen Ministria, por më së shumti një vjet nga dita e marrjes”.

Neni 162, paragrafi (3): “Ministria punët e kryerja nga kompetencat e komunës i kryen në emër dhe llogari të komunës”.

Me këtë ligj, që ka gjithsej 183 nene, do të rregullohet procesi edukativo-arsimor që zhvillohet në shkollat fillore. Përndryshe, akoma vazhdon debati publik në lidhje me përpilimin e versionit final për Ligjin e arsimit fillor, duke e marrë parasysh që çdokush mund të jep kritika dhe propozime online KËTU, në programin e Regjistrit të vetëm nacional elektronik në RMV.

LEXO: Ndryshimet te klasat e ulëta, sipas propozim-ligjit të ri për arsimin fillor në RMV
LEXO: Numri i nxënësve nëpër klasa, sipas propozim-ligjit të ri për arsimin fillor në RMV
LEXO: Ligji për arsimin fillor: Patjetër duhet t’i kthejmë vlerat e humbura te nxënësit
LEXO: Këto janë ndryshimet rrënjësore që u propozuan për arsimin fillor
LEXO: ASH: Ligji i ri për arsimin fillor në RMV të tërhiqet, krijon segregacion gjuhësor dhe etnik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button