Basha: Nuk ka Teatër pa kulla

Lulzim Basha akuzon Kryeministri Edi Rama se po përdor e keqpërdor këdo që i del para për të mbrojtur atë që ai e quan “aferën Rama-Veliaj-Mafia të 6 kullave 200 milionë euro.

“Hajduti psiqik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdor këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro”, shkruan kreu i PD në një postim në rrjetet sociale, transmeton Klan.

Sipas tij, pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri.

“Afera Rama-Veliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla”, thotë Basha.

Kreu i demokratëve postoi edhe përshkrimin grafik të planit, sipas tij, Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme sipas Bashës për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button