Policia tregoi se çka ka ndodhur dje në Tetovë dhe Gostivar

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot informoi për rezultatet e aksionit të djeshëm policor në Tetovë, për të kontrolluar alkoolin te vozitësit në qarkullimin rrugor, njofton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit, në 11 raste është vërejtur se shoferi është nën ndikimin e alkoolit, për të cilën menjëherë janë larguar nga komunikacioni, duke ju shqiptuar dënime. Nga 11 rastet, 9 prej tyre kanë qenë nga qyteti i Tetovës, ndërsa 2 nga Gostivari.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, janë vërejtur edhe 15 lloje të ndryshme të thyerjeve të rregullave në komunikacion. Në të njëjtën ditë, në Tetovë u kapën 24 vetura duke lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, ndërsa në Gostivar 11 raste të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button