Ja me kë do të bashkëpunojë Elvana Gjata për projektin e ardhshëm

Po jetojmë në një epokë të rëndësishme të bashkëpunimeve muzikore.  Ato ofrojnë mundësi të reja për artistë të rinj, e në rastin e artistëve që kanë kohë të gjatë në skenën tonë, të ri-forcojnë karrierën tyre.

Në verën e vitit 2017, Capital T dhe Ardian Bujupi erdhën më një bashkëpunim “Andiamo” duke rezultuar tejet i suksesshëm pasi që mblodhi plot 74,961,071 klikime në Youtube, duke dominuar si këngë në çdo qytet, bar dhe plazh.

E verën e këtij viti Elvana u bë bashkë me Capital T për të sjellur hitin e radhës Fustani, e për bashkëpunimin tjetër të kësaj vere zgjodhi ta bëjë pikërisht me Ardian Bujupi, personin tjetër të kësaj duo dinamike, transmeton Prive.

Pra, së shpejti: Elvana Gjata & Ardian Bujupi. Të dy kanë publikuar një video të ngjashme, ku vihet re muzika e njëjtë në sfond dhe duket që do të titullohet “Meine Liebe”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button