Doli kalendari i Serie A 2019/20, java e dytë me dy derbi

Kampionati italian, Serie A sezonin 2019/2020 do e fillon me 25 gusht 2019, njofton Portalb.mk.

Në javën e parë e kampionatit nuk pritet të ketë ndonjë superdebi, por java e dytë përfshin dy derbi, Juvnetus-Napoli dhe Lazio-Roma. Ndërsa derbi italia mes Interit dhe Juventusit, do te zhvillohet në javën e shtatë, javë në të cilën ndeshjet luhen në javën e parë të muajit tetor.

Ndeshja tjetër derbi, Milan-Inter që njihet si “Derby della Madonnina” do të zhvillohet në javën e katërt.

Seria A gjithsej ka 20 ekipe të cilat përballet dy herë brenda një sezone, që nënkupton që në kampionat çdo ekip i zhvillon 38 ndeshje. Kampionati i sivjetshëm pritet të përfundon me 24 maj të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button