Mesazhet e Unikkatilit në Mitrovicë

“Mbreti i rapit”, kështu konsiderohet Unikkatil nga ndjekësit e tij. 25 mijë njerëz kishin ndjekur koncertin e tij të parë në Kosovë, të mbajtur në Prishtinë në vitin 2013. Atëherë ishte thënë se ky do të jetë koncerti i tij i parë dhe i fundit në Kosovë.

Gjashtë vjet më vonë Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatil, u rikthye në Kosovë. Të shtunën e 27 korrikut, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ai mbajti koncertin për të cilin u tha se do të shënojë edhe përfundimin e karrierës së tij. Kjo u mohua gjatë koncertit, i cili pati edhe një mesazh politik –bashkimin e trojeve shqiptare dhe Mitrovicës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hyrjet e stadiumit “Adem Jashari” të shtunën u vërshuan nga njerëzit, të cilët dëshironin që ta përcillnin koncertin, i cili përveç Unikkatilit dhe disa prej anëtarëve të “The Blody Alboz”, bëri bashkë edhe artistë të tjerë.

Kur ora shënoi 22:00, disa nga njerëzit e publiku po hynin live në rrjetet e tyre sociale. Ata ndanin me miqtë e tyre se çfarë po ndodhte. Publiku që kishte dhënë nga 100 euro për të parë koncertin, në pritje të artistit filluan që të hapnin shampanja. Në tokë, të tjerët që kishin paguar nga 50 euro kishin hapësirë të mjaftueshme. Disa madje ishin ulur në tokë e të tjerët ishin shtrirë duke pritur idolin e tyre.

Ata që kishin paguar 20 euro qëndronin të ngjeshur për njëri-tjetrin, thërrisnin herë pas herë “Unikkatil” apo “T.B.A”. Hapja e rrethojave për t’i lejuar këta të fundit që të afroheshin te skena, pak minuta pas orës 22:00, krijoi përshtypjen se artisti mund të dilte së shpejti në skenë. Hapësira në mes u mbush nga publiku, mirëpo edhe dy orë të tjera kaluan derisa Unikkatili doli.

Në vend të artistit paraprakisht në skenë ka interpretuar këngëtarja Shkurte Fejza. Ajo u shoqërua nga katër djem, të cilët ishin veshur me të zeza e në kokë mbanin plisin. Dy prej tyre e valëvitnin flamurin kombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button